Numri i pasgoditjeve pas dy tërmeteve që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt ka arritur në mbi 6,000, tha të dielën një zyrtar nga AFAD.

“Numri i pasgoditjeve të shkaktuara nga dy tërmetet ka arritur në 6040, ndër to janë matur 1628 pasgoditje me magnitudë 3-4 ballë, 436 prej tyre me magnitudë 4-5 dhe 40 me magnitudë 5-6 ballë. Pati gjithashtu një tërmet me magnitudë 6.6”, tha Orhan Tata.

"Veçanërisht pas tërmeteve të kësaj magnitude, pasgoditjet do të vazhdojnë për një periudhë më të gjatë kohore. Disa nga këto pasgoditje mund të kenë një magnitudë 5 e lart. Si rezultat i tërmeteve, korja e tokës u zhvendos me 7.3 metra (24 këmbë). Ky është një "numër shumë serioz. Tërmetet gjithashtu lëshuan një energji të madhe," shtoi ai.

Duke adresuar pretendimet në mediat sociale për ndezje drite në qiell që ngjasojnë me rrufetë gjatë tërmeteve, ai tha se vetëtima intensive gjatë tërmeteve është "mjaft normale".

Të paktën 41,020 njerëz janë vrarë nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt.

 

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa.