Inteligjenca turke ka neutralizuar një të ashtuquajtur udhëheqës të organizatës terroriste PKK në Irakun verior, thanë sot burime të sigurisë.

Inteligjenca ka kryer një operacion targetues në qytetin Sulaymaniyah për të neutralizuar Erdinc Bolcal, i koduar si Ali Xebat.

Bolcal ishte përgjegjës për ofrimin e trajnimeve ideologjike dhe ushtarake për terroristët për sulme kundër forcave të sigurisë dhe po përgatitej për një operacion në Kirkuk.

Terroristi, nën vëzhgimin e inteligjencës turke, është neutralizuar në një operacion të suksesshëm së bashku me terroristë të tjerë të PKK-së.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Që nga sulmi terrorist i PKK-së të premten, ku mbetën të vrarë 12 ushtarë, sulmet ajrore turke kanë shkatërruar dhjetëra objektiva terroriste në Irakun dhe Sirinë veriore.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan është zotuar se Türkiye do të paguajë “çdo kosto” për të parandaluar shfaqjen e një “strukture terroriste” në Irakun dhe Sirinë veriore.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në Irakun verior për të komplotuar sulme ndërkufitare në Türkiye. Ajo gjithashtu ka një degë siriane, të njohur si YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./aa