Instituti i arkeologjisë prezantoi ne Akademinë e Shkencave  studimet historike të monumenteve gjatë vitit 2023.Për këtë vit veprimtaria e studimeve arkeologjike do të ketë ne qendër të kërkimeve qytetin e Belshit.

Në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua veprimtaria e Komisionit të historisë dhe arkeologjisë “Prezantimi i vëllimeve “Iliria” 2023 dhe “Monumentet” 2023”, me pjesëmarrës nga Instituti i arkeologjisë, Instituti i monumenteve, arkeologë të tjerë që punojnë në projekte në terren.

Kjo veprimtari ka si qëllim paraqitjen e rezultateve të botuara gjatë vitit 2023, si dhe krijimin e një klime bashkëpunimi ndërmjet studiuesve të Institutit të Arkeologjisë dhe atyre të Institutit të monumenteve, në përgatitje të vitit akademik 2024, si dhe të bashkëveprimit në projektet e përbashkëta për vitet e ardhshme.

Në planin e vitit 2024, bashkëpunimi mes Institutit te monumenteve, Akademisë se Shkencave për një plan konkret të studimeve arkeologjike ne te gjithë territorin, ka në fokus qytetin e Belshit.