Në vitin e tij të parë larg Anglisë, larg Tottenham, Harry Kane po shkëlqen te Bayern Munich. Kapiteni i “tre luanëve” nuk e kishte të vështirë të përshtatej në një ambient tjetër, në gjysmën e parë të sezonit e justifikoi investim e bërë nga Bayern, ku në deri më tani ka shënuar 21 gola vetëm në kampionat. Me 42 pikë, Harry Kane udhëheq listën e golashënuesve më të mirë në Evropë duke qenë kandidati kryesor për të fituar “Këpucën e Artë”.

Në garë, Harry Kane ndiqet nga Akor Adams i Montpellier me nigerianin që ndodhet në vendin e dytë me 36,5 pikë. Në vendin e tretë me 36 pikë ndodhet Kylian Mbappe.

Me 15 gola të shënuar në Serie A dhe me koeficient 2, aq sa Bundesliga, Lautaro Martinez me 30 pikë ndodhet në vendin e 6-të. Një vit më parë, ky trofe i shkoi Erling Haaland, por sulmuesi i Man.City është ende larg për të konkurruar këtë edicion. Me 28 pikë, “bomberi” norvegjez ndodhet në vendin e 7-të.