Paris Hilton shkoi për të bërë pazar për Krishtlindje dhe zgjodhi të maskohej në mënyrë që njerëzit të mos e vinin re.
Ylli u pa duke shëtitur në Rodeo Drive në Beverly Hills e veshur me një parukë të gjatë dhe të zezë në përpjekje për të kaluar pa u vënë re, por ajo nuk ia doli aspak.
42-vjeçarja ka shijuar shëtitjen e pushimeve me bashkëshortin e saj, Carter Reem, i cili mbante në duar disa çanta me logon e Gucci-t.
Gjithashtu, në një moment ai u duk se po fotografonte pikërisht fotografët që po i ndiqnin.
Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të dytë përmes një nëne surrogate në nëntor, një vajzë e quajtur London. Fëmija i tyre i parë, Phoenix, lindi në janar.