Teksa parlamenti ende nuk e ka votuar amnistinë në burgje, por që është miratuar nga Qeveria ku përfitojnë 700 të dënuar nga kjo e hënë ka nisur marrja e mosntrave të ADN.

“Ora News” ka siguruar shkresën e firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Arbrija, e cila mban datën 13 dhjetor 2023.

Do jenë dy forma të marrjes së ADN-ve: Nëpërmjet pështymës dhe fijes së flokut.

Këto monstra do t’i dërgohen Policisë Shkencore për të pasur si data basë më qëllim indetifikim nëse rezultojnë të përfshirë në krime të tjera.

Për këtë proces Policia e Shtetit ka shprehur gadishmëri në sigurimin e tamponëve dhe të gjithë procesit.