Muslimanët sunduan Indinë për 800 vjet, gjatë të cilave indianët gëzonin siguri, drejtësi dhe barazi pavarësisht nga diversiteti i feve dhe kulturave të tyre, dhe gjatë të cilave India u bë xhevahiri i botës për sa i përket pasurisë, tregtisë, qytetërimit dhe shkencës.
Britanikët sunduan Indinë vetëm për një shekull dhe kryen masakra të tmerrshme mbi popullin e saj dhe morën jetën e miliona indianëve, shumica e të cilëve ishin muslimanë. Ata plaçkitën burimet e saj nëpërmjet “Kompanisë së Indisë Lindore”, duke shkaktuar trembëdhjetë murtaja urie që morën jetën e dhjetëra miliona indianëve, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë. Historiani Mike Davis pohon se politikat imperialiste britanike “shpesh ishin ekuivalenti amoral i një bombe të hedhur nga 5000 metra”. Britanikët ndezën konflikte midis popullit indian dhe shkaktuan vrasjen e miliona njerëzve midis grupeve të ndryshme etnike.
Në librin e tij “Trashëgimia e sundimit musliman në Indi”, faqja 31, historiani i famshëm indian Kishori Saran Lal, thotë: “Dallimi midis pushtimit islam (Mughal) të Indisë dhe pushtimit britanik ishte si ndryshimi midis parajsës dhe ferrit. Ndërsa muslimanët ishin të interesuar për përparimin e Indisë në shkencë, arkitekturë dhe tregti, dhe e bënë Indinë vendin më të pasur në botë, britanikët ishin të interesuar vetëm për të plaçkitur burimet e Indisë dhe për të skllavëruar popullin e saj. Ata shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve të saj në luftërat koloniale të Britanisë së Madhe”. /tesheshi.com/