Krishtlindja i ka sjellë qytetit të Beratit një atmosferë krejtësisht të veçantë si dhe një mori aktivitetesh.
Bashkia e Beratit dhe muzeu “Onufri” ofruan një spektakël dritash për Krishtlindje. Skena biblike dhe imazhe nga thesari ikonografik i muzeut “Onufri” në Berat, “veshën” lagjen e Mangalemit.
Mbi lagjen karakteristike u projektuan nga pikturat më të famshme të piktorit Gustav Klimt, Onufri, Erblina Karalit etj. Këto vepra arti ishin pjesë e projeksioneve të dritave që u shfaqen në projektin “Mangalem’s Shades” (Hijet e Mangalemit).
“Një eksperiencë e paharrueshme ju pret prandaj ju presim të gjithëve në Berat”, shkroi kryebashkiaku Ervin Demo, në faqen e tij, në rrjetet sociale. Spektakli i projeksioneve mbi Mangalem do të vazhdojë edhe mbrëmjen e sotme./ata