Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë playstation bashkë”-shprehej Bora Zemani për raportin e Donald Veshajt me të birin, Arborin, në një intervistë.
Gjë që e pohon edhe aktori e moderatori. Në një intervistë për “Klan Kosova”, Donaldi ka folur për propozimin për martesë që i bëri Bora Zemanit në premierën e “5 herë jo” dhe Arborin.
“Ai jeton me ne, unë jetoj me të dhe ai është shoku im më i mirë. Madje për mua dhe për ne ishte një moment shumë më i veçantë që ai ishte aty dhe ne do ta kemi si kujtim të tre bashkë. Sikur na e solli Zoti që të vinte aty në atë moment” – është shprehur Donaldi për momentin kur Arbori u ngjit në skenë gjatë propozimit.