Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 21.110.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra në deklaratën e tij me shkrim ka dhënë informacione për situatën e fundit në Gaza.
Al-Qudra tha se forcat izraelite vranë 195 palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë theksoi se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 21.110, ndërsa numri i të plagosurve në 55.243./aa