Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotot nga vizita e djeshme e homologut të tij nga Bavaria Markus Söder. Përbri fotoalbumit, Rama shkruan se ky takim hapi perspektiva të reja bashkëpunimi ekonomik e social.

 

 

“MIRËMËNGJESdhe me fotoalbumin e vizitës së djeshme të kryeministrit të Bavarisë, e cila hapi perspektiva të reja bashkëpunimi ekonomik e social, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkroi Rama.

 

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Bavarisë,  Markus Söder mbajtën një konferencë për mediat pas takimit të tyre ku bënë me dije se janë firmosur një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e projekteve konkrete në fusha të tilla si: energjia, infrastruktura, turizmi, tregtia, bujqësia, mjedisi dhe shëndetësia.