Kryeministri Edi Rama do të nisë nga Athina takimin me bashkëatdhetarët që jetojnë jashtë vendit.
Turi i takimeve me diasporën shqiptare është emërtuar “Krenar për Shqipërinë”.
Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale: “me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi,në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë “Krenar për Shqipërinë”, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim”.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka sqaruar se ky tur “është qartazi jo i veshur me lëvizje të tjera politike, por vetëm sa i përket kontaktit me emigracionin shqiptar”.
Ai ka theksuar se një nga arsyet e nisjes së turit është për t’ju bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Diasporë që të kthehen për të jetuar dhe investuar në Shqipëri.
“Është bërë një vend për të cilën brezat e emigrantëve tashmë gjejnë një mundësi të artë për t’u rikthyer, por edhe për të gjetur veten e tyre në këtë zhvillim të Shqipërisë”, ka deklaruar Klosi./ata