Prej vitit 2024, të gjitha ardhurat e mbledhura nga pronat e përfituara në bazë të një kontrate shkëmbimi truall-sipërfaqe ndërtimore, të cilat më pas shiten do të tatohen me 15%.
Më konkretisht në VKM e 20 dhjetorit 2023, që plotëson ligjin e tatimit mbi të ardhurat, thuhet se nëse shkëmbehet një truall me një ndërtesë, nuk paguhet tatim, por në momentin që ato mund të shiten mbi të ardhurat do të aplikohet tatimi 15%.
Tatimi 15% do të aplikohet për diferencën e vlerës me të cilin është blerë dhe shitur prona. Përshembull, nëse një truall i shkëmbyer kishte vlerë 50 mijë euro dhe shitet më pas 70 mijë euro, tatimi do të paguhet për diferencën prej 20 mijë euro. Në rastet kur kjo diferencë rezulton negative, atëherë fitimi kapital do të konsiderohet zero në çdo transaksion.
Ndërsa në rastet kur për truallin e këmbyer nuk ekziston një vlerë, do të merret për bazë çmimi për metër katror që parashikohen në hartën e vlerave të tokës në Republikën e Shqipërisë.
Po ashtu në vendim është menduar për të shmangur edhe abuzimet me çmimin e pronës së shitur, pasi në rastet kur vlera e pasurisë së shitur është më e ulët se çmimet e referencës për të aplikuar tatimin do të merret në konsideratë çmimi i referencës së zonës/qytetit.
Pra kur një shtëpi e shitur me 500 euro metri katrorë, ndërkohë që çmimi i referencës është 600 euro metri katror, do të merret e mirëqenë çmimi i referencës për të paguar tatimin.
Kjo gjë bëhet për të ulur, abuzimet me kontratë e shitjes së pronave, ku vlera deklarohet më e ulët se ajo reale me qëllim shmangien e tatimit të lartë.
Me ndryshimet që ka pësuar ligji për tatimin mbi të ardhurat përjashtohen nga tatimi 15% vetëm pronat e dhuruara te trashëgimtarët e radhës së parë dhe të dytë të përcaktuara në Kodin Civil.
Ndërsa kur një qytetar bëhet pronar i një pasurie të paluajtshme (shtëpi, biznes, tokë truall ose tokë arë) dhe nuk është trashëgimtar i radhës së parë e të dytë do të paguaj tatim 15% të vlerës së pasurisë që ka marrë.
Më konkretisht në VKM e 20 dhjetorit 2023, që plotëson ligjin e tatimit mbi të ardhurat, thuhet se nëse shkëmbehet një truall me një ndërtesë, nuk paguhet tatim, por në momentin që ato mund të shiten mbi të ardhurat do të aplikohet tatimi 15%.