Ura e Bilçës, Berat, një nga investimet strategjike më të rëndësishme, po ndërtohet me ritme të shpejta.
Kryetari bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha sot se “60% e pilotave kanë përfunduar, ndërsa brenda 2024-ës parashikohet të jetë gati”.
Sipas tij, kjo urë do t’i shtojë Beratit një lagje më shumë.
Demo e cilësoi urën e Bilçës një ndër projektet më sfidues dhe më madhështor të 2023.
“Banorët e zonës kanë pritur për më shumë se 30 vite për këtë investim, i cili krijon mundësi zhvillimi ekonomik”, shtoi Demo.
Ky projekt është bërë i mundur falë financimit të Komisionit Evropian nëpërmjet BERZH, në partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Kjo Urë e kthen Bilçën në lagje të qytetit dhe për më tepër, zgjeron paketën turistike të Beratit ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit në Bilçë dhe zonat përreth.
Ura është me një gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metra ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta./ata