Portofoli i kredisë për individët shënoi rritje gjatë këtij viti.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia e re për individë gjatë 11-mujorit 2023 arriti në 82.5 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ky tregues u rrit me 6.2%, mbështetur kryesisht nga financimet për blerjen e pasurive të paluajtshme.

“Edhe tek individët rritja e kredisë ka ardhur e gjitha në monedhën vendase, ndërsa kjo rritje paraqitet e shpërndarë mes kredisë për blerje banesash dhe kredisë konsumatore”, njofton BSH-ja./ata