Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerësoi kontributin e medies shqiptare në realizimin e angazhimeve dhe prioriteteve të axhendës diplomatike të Shqipërisë.

Në takimin e fundvitit me përfaqësues të medias, Hasani i falënderoi ata për kontributin e dhënë në këtë drejtim.

“Ndihma juaj, mbështetja dhe kritikat tuaja janë mëse të vlefshme për të çuar përpara prioritet tona për vitin 2024”, u shpreh ministri./ata