Në këtë vigjilje fundviti, i gjithë personeli i Shtabit të Përgjithshëm kontribuoi me një donacion në ndihmë të qendrës së shërbimit social shtetëror “Shtëpi – Familje për të rinjtë 16-18 vjeç” në Shkodër.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA – Gjeneral Major Arben Kingji në një postim në rrjetet sociale tha se “Forcat e Armatosura do të kenë gjithnjë dyert e hapura për çdo të ri dhe të re që duan të shërbejnë nën uniformë, duke ofruar arsimim dhe punësim dinjitoz, me qëllim integrimin sa më të shpejtë në shoqëri dhe në tregun e punës”.

Në këto ditë festash po shpërndahen dhurata për të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, ata me aftësi ndryshe dhe të moshuarit e vetmuar./ata