Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për autorizimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për dhënien e bursave nxënësve të institucionit arsimor të mesëm të orientuar “Peter Mahringer”, Shkodër.

Sipas vendimit të qeverisë, efektet financiare mbulohen nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./ata