Projekti “Kur e shkuara takohet me të ardhmen” i mbështetur nga programi i granteve EU4Culture, sjell në jetë historinë e gjallë të qytetit të Durrësit. Zhvilluar nga njerëz të apasionuar ndaj kulturës, nga OJQ-të MuZEh Lab dhe Durrësi Aktiv, projekti zbulon historitë e vjetra të qytetit, që presin të tregohen për brezat e rinj. Kalimi nga njëra portë antike në tjetrën, nga rrugica në rrugicë, është pjesë e “Shtegut të dyerve të vjetra”, që sipas EU4Culture është si një udhëtim në kohë, që lidh të shkuarën me të ardhmen.

“Shëtisni nëpër rrugica dhe pas çdo dere, zbuloni histori që presin të tregohen. Le të festojmë turizmin e qëndrueshëm dhe trashëgiminë e pasur të një qyteti me mbi 3000 vjet histori”, shkruan EU4Culture, duke ftuar në eksplorimin e qytetit antik.

Durrësi antik, Epidamn dhe Dyrrahchion lindi në vitin 627 para Krishtit. Legjenda tregon se Dyrrahu, nipi i Epidamnit, lindi nga Melisa, vajza e Epidamnit. Ajo mbeti shtatzënë me hyjnitë e detit. Qyteti dhe porti kanë qenë simbiozë e njëri tjetrit. Aty anijet ankoroheshin që në antikitet.

Fillimisht qyteti mbajti emrin “Epidamnos”, më tej në periudhën romake njihej si “Dyrrachium”, ndërsa gjatë Mesjetës, sllavët dhe osmanët e kanë emëtuar “Draç”, kurse nga italianët bashkëkohorë thirrej “Durazzo”./ata