Sylvio Mendes Campos Júnior feston sot ditëlindjen e tij nën statusin e trajnerit të kombëtares shqiptare. Tekniku Brazilian mbush sot plot 50-vjeç.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të FSHF, skuadra kuqezi i ka uruar ditëlindjen trajnerit që tashmë ka nisur rrugën drejt evropianit 2024.

"Më shumë se një vit në vendin tonë, Sylvio Mendes Campos Junior, trajneri që na udhëhoqi drejt #Euro2024, feston 5??0?? vjetorin e lindjes dhe familja e madhe e futbollit shqiptar i uron çdo të mirë në jetë", shkruan në 'Insta' FSHF!

Por kush është Sylvinho?

Ai lindi më 12 prill të vitit 1974 në Sao Paolo të Brazilit dhe pas një karriere të madhe si futbollist në shumë klube të rëndësishme europiane, por edhe një karrierë relativisht të mirë si zv.trajner i Brazilit apo i Lyon-it, as ai vetë nuk do ta kishte menduar që këtë 49-vjetor do ta festonte në Tiranë nën këtë status.