Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro uroi sot qytetarët shqiptarë Gëzuar Vitin e Ri 2024.

“Jemi në orët e fundit të vitit 2023, vitit kur ngritëm një trofe për sukseset në turizëm, me besimin që në 2024-ën këtë trofe do ta ngremë akoma më lart”, tha ajo.

Kumabro shpreu mirënjohje dhe falënderime për të gjithë sinergjinë e mirë të krijuar mes atyre që e shijuan, garantuan dhe shërbyen në turizëm gjatë këtij viti.

“Mirënjohje po ashtu për gjithë motrat dhe vëllezërit nga Memaliaj, Tepelena, Këlcyra, Përmeti, Gjirokastra, Libohova dhe Dropulli me të cilët pata nderin të punoj gjatë këtij viti ku arritëm rezultate të shkëlqyera”, theksoi Kumbaro.

Ministrja dha edhe një vlerësim e mirënjohje për ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

“Krenare që me ta mbyllëm një vit të gjatë me në qendër Vjosën teksa përgatitemi të nisim Vitin e Pyjeve”, u shpreh Kumbaro./ata