Shqipëria do të ketë Dhomën Kombëtare të Ekonomisë ku të gjithë bizneset do të jenë të detyruara të regjistrohen. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar që u mbajt mbrëmë dhe ku ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama u disktua pr/ligji i ri.

“Diskutimi për p/ligji e ri për Dhomën Ekonomike Kombëtare. Një pr/ligj i vonuar prej shumë vitesh. Duhet të imponojmë detyrimin e regjistrimit në Dhomën Ekonomike Kombëtare siç e kanë të gjitha vendet demokratike. Asgjë më shumë e as më pak. Duam të bashkojmë forcat e krijojmë një qasje sa më të qartë e konkrete për çfarë do të bëjmë ‘

Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja ndërsa tregoi dhe objektivin.

“Synimi ynë është të rritemi në 2.5 – 3 – 4 miliardë euro investimet e huaja. Pa diskutim i kemi mundësitë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv nga Standard&Poor’s” tha Rama në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Ndërkohë ministri i Financave foli për garancinë sovrane për fasoneritë, që lindi nga një kërkesë nga biznesi.

"Do ta kalojmë javën tjetër në qeveri dhe detajet do jenë pozitive,  mbulon 70% të kredisë dhe me normë interesi 1.5 % sqaroi Mete.