Presidenti Bajram Begaj ka uruar përmes rrjeteve sociale qytetarët e Kosovës, të cilët prej kësaj të hëne lëvizin pa viza drejt 27 vendeve të Bashkimit Evropian.

Begaj uron që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar”, shkruan Begaj.

“Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, përfundon reagimi i Begajt./ata