Nga kamerat kurth të vendosura në Parkun Kombëtar “Shebenik” janë dokumentuar banorët e Parkut Kombëtar “Shebenik”, të cilët janë në harmoni të plotë me natyrën.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bën të ditur se kamerat kurth të vendosura në zonë kanë dokumentuar praninë e Ariut të murrmë(Ursus arctos), Derrit të egër (Sus scrofa), Kaprollit (Capreolus capreolus) etj.

Sipas AKZM, këto kafshë të egra vazhdojnë të na dhurojnë pamje kaq të paqta nga jeta e tyre.

Vendosja e moratoriumit për ndalimin e gjuetisë në pyje dhe shtimi i zonave të mbrojtura natyrore po sjellin gjithnjë e më shumë rigjenerimin e faunës së egër dhe të pasur shqiptare. Ndërkohë që zonat e mbrojtura janë një shtëpi e sigurtë për zhvillimin e faunës dhe një aset i çmuar për biodiversitetin tonë./ata