Pas festave të fundvitit, rikthehet edhe fluksi i shtuar i pasagjerëve të cilët lundrojnë nëpërmjet Portit të Durrësit.
 
Autoriteti Portual Durrës njofton se “prej datës 4 janar do të rinisin lundrimet e dyfishta ( vajtje-ardhje brenda ditës), të trageteve të linjave detare të cilat operojnë me portet e Italisë fqinjë, kjo në funksion të menaxhimit të volumeve në rritje të udhëtarëve të cilët tashmë janë të përqendruar në dalje të vendit”.
 
Ndërkohë që aplikimi i masave shtesë, kryesisht në parametrat e sigurisë dhe të shërbimeve vijon të zbatohet me rigorozitet nga të gjitha instancat shtetërore dhe subjektet private të cilat operojnë në Terminalin e Trageteve, 22 sportele operacionale janë tashmë dispozicion të përpunimit në kohë dhe pa vonesa të pasagjerëve dhe mjeteve.
 
Lundrimet dyfishe të trageteve do të operojnë në datat 4-7 janar./ata