Kaosi shpërtheu në një sallë gjyqi në Las Vegas kur një 30-vjeçar i dënuar për kërcënim me dhunë dhe për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore goditi gjykatësen pasi ajo vendosi që ai të shkonte në burg për krimin që kreu.
Diobra Redden, e cila kishte dënime të mëparshme për sulm dhe shkatërrim të pronës private, doli para gjykatëses Mary Kayle Holthus në orën 11 të mëngjesit të djeshëm për t’u dënuar. Më herët avokati i tij kishte paraqitur kërkesë që klienti i tij të lirohej me kusht, por gjyqtarja kishte parasysh diçka tjetër, duke qenë se 30-vjeçari kishte shfaqur vazhdimisht sjellje delikuente dhe të dhunshme gjatë viteve të fundit.
“Mendoj se është koha që ai të provojë diçka ndryshe për shkak të historisë së tij”, filloi të thoshte gjykatësja, por para se ajo të përfundonte, Redden e kuptoi se do të shkonte në burg dhe e sulmoi atë.
Në videon që qarkullon në internet, krimineli shihet duke kërcyer mbi të dhe duke hedhur gjykatesën përtokë, ndërsa gardianët dhe stafi i gjykatës nxitojnë për ta frenuar.
I tërbuar, Redden vazhdon sulmin e tij ndaj gruas, por ata përfundimisht arrijnë ta vënë atë nën kontroll.
Sipas New York Post, gjykatësja ka pësuar një dëmtim të lehtë në kokë si pasojë e sulmit brutal, ndërsa 30-vjeçari tashmë po përballet me akuza të reja që pritet t’i zgjasin qëndrimin në burg. /tesheshi.com/