Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi ka pranuar pjesën më të madhe të planit të gjerë që presidenti i SHBA-së, Joe Biden paraqiti për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Rripin e Gazës.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN thuhet se Tel Avivi ka pranuar pjesën më të madhe të propozimit që Biden e paraqiti për armëpushim dhe shkërbimin e pengjeve në Rripin e Gazës.

Propozimi përfshin lirimin fillimisht të civilëve dhe grave izraelite, më pas lirimin e ushtarëve si dhe dorëzimin e të vdekurve pas lirimit të pengjeve. Në një fjalim më 31 maj në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se Izraeli ka paraqitur propozim të ri për armëpushimi të përbërë nga 3 faza i cili në fazën e parë në procesin e armëpushimit 6 javor parashikon tërheqjen e Izraelit nga vendbanimet në Gaza dhe lirimin e një pjese të pengjeve të mbajtur nga palët.

Biden tha se në fazën e dytë ku do të zhvillohen negociata lidhur me kalimin në procesin për t'i dhënë fund konfliktit, do të lirohen pengjet e mbetura, përfshirë ushtarët meshkuj. Izraeli do të tërhiqet nga Gaza (në fazën e parë), armëpushimi i përkohshëm do të shndërrohet në një përfundim të përhershëm të konfliktit.

Në fazën e dytë arritja e marrëveshjes së palëve për të gjitha pikat ndërsa kalimi në fazën e tretë nëse armëpushimi bëhet i përhershëm ku në këtë fazë në rend dite do të vijë procesi për rindërtimin e Gazës dhe dorëzimi i pengjeve të vdekura që posedojnë palët.

Theksohet se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është këmbëngulës për vazhdimin e luftës deri në arritjen e të gjitha objektivave në Rripin e Gazës.

Hamasi njoftoi se i sheh si pozitive propozimet e paraqitura nga Izraeli dhe të njoftuara nga presidenti amerikan Biden lidhur me "armëpushimin e përhershëm, tërheqjen e forcave pushtuese nga Rripi i Gazës, rindërtimin dhe shkëmbimin e pengjeve".

Së fundmi presidenti izraelit, Isaac Herzog tha se do ta mbështesë Netanyahun nëse pranon propozimin që Bideni ka paraqitur për armëpushim në Rripin e Gazës./aa