Mbretëria e Bashkuar dënon sulmet me bomba në Iran, në të cilat u vranë të paktën 95 persona në turmën e njerëzve të mbledhur në përvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani.
"Mbretëria e Bashkuar dënon sulmin e tmerrshëm me bombë në Kerman, Iran, në të cilat u vranë shumë iranianë. Mendimet dhe ngushëllimet tona për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve", tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) në një deklaratë.
Të paktën dy shpërthime të fuqishme ndodhën dje në qytetin juglindor të Kermanit në afërsi të varrezave ku është varrosur ish-komandanti i lartë ushtarak i Iranit, gjeneral Qassem Soleimani.
Mijëra njerëz ishin mbledhur atje për të përkujtuar përvjetorin e katërt të vrasjes së tij, i cili u vra në një sulm me dron amerikan në Bagdad në janar të vitit 2020.
Shkaku i shpërthimit është ende duke u hetuar nga agjencitë e sigurisë. Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet të cilat ishin më vdekjeprurëset në historinë e Iranit pas vitit 1979./aa