Lëvizja Hezbollah njoftoi se ka kryer një sulm ndaj 4 pikave ushtarake të vendosura në kufirin izraelit nga jugu i Libanit.

Hezbollahu në një deklaratë në lidhje me sulmet e tij ndaj Izraelit tha se nga jugu i Libanit është kryer sulm me armë të përshtatshme kundër pikave ushtarake izraelite Shtula, Jardah, Al-Manara dhe Metula, të vendosura në kufi.

Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, forcat izraelite kanë goditur zonën rreth qytetit Khiyam me predha artilerie që përmbajnë fosfor.

Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori 2023, humbën jetën 147 anëtarë të Hezbollahut, 28 civilë libanezë, 5 civilë izraelitë dhe 9 ushtarë izraelitë./aa