Gjatë vitit 2023 qeveria ka mbështetur 92 punonjës të Policisë për të përfituar nga programi i kredisë me 0% interes për shtëpi.

Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar sot dy ndër politikat mbështetëse të ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 në mbështetje të punonjësve të Policisë së Shtetit.

“92 fitues nga radhët e Policisë së Shtetit në Skemën e kredive për shtëpi me 0% interes. Rreth 10,000 punonjës policie të trajtuar me pagesë për ushqimin”, lexohet te MIA.

“Këto janë vetëm dy nga arritjet domethënëse brenda vitit 2023 të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thekson MIA, e cila paralajmëron dhe konferencën për media të Ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili pritet të prezantojë arritjet sektoriale të vitit të fundit./ata