Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant është i mendimit se Gaza do të qeveriset nga palestinezët me kushtin që "të mos jenë armiq ndaj Izraelit dhe të mos kryejnë veprime kundër tij".

Sipas lajmit të televizionit shtetëror izraelit KAN, Galant njoftoi pikëpamjet e Izraelit lidhur me administrimin e Gazës pas sulmeve.

"Izraeli nuk do të marrë kontrollin civil të Gazës pas luftës. Izraeli nuk do të ketë prani civile në Gaza. Personat që do të marrin përgjegjësinë në Gaza, do të jenë palestinezë me kusht që të mos jenë armiq me shtetin e Izraelit dhe të mos kryejnë punime kundër tij", deklaroi Galant duke shtuar se përveç Hamasit çdo grup tjetër mund të jetë kandidat për administrimin.

Lidhur me mendimin tij për periudhën pas luftës, Galant theksoi se ai përfshin 3 parime të sigurisë se "Hamasi nuk duhet të vendos kontrollin në Gaza dhe të përbëjë kërcënim sigurie për qytetarët izraelitë, se Izraeli duhet të ruajë lirinë e tij të veprimtarisë ushtarake në Gaza dhe nuk duhet të vendosen kufizime për forcat ushtarake izraelite në Gaza".

Duke vënë theksin se Egjipti do të luajë rol tjetër për periudhën pas lufte në Gaza, Galant tha se një komitet që do të formohet nën udhëheqjen e SHBA-së në partneritet me evropianët dhe vendet e tjera të rajonit do të jetë përgjegjës për rindërtimin e Gazës.

Televizioni KAN ka paraqitur një vlerësim të bërë nga një zyrtar i lartë një prej anëtarëve të Kabineti të Luftës së Izraelit, lidhur me deklaratat e ministrit Galant.

Sipas kësaj, zyrtari i cili nuk dëshiron të identifikohet ka theksuar se deklarata për media që ministri i Mbrojtjes ka bërë lidhur me çështjen, nuk është asgjë përveç se një propozim dhe se vendimet lidhur me këtë temë do të merren në kabinetin përgjegjës për çështjet e politikës dhe sigurisë dhe jo përmes medias./aa