Më shumë se 100 ditë agresioni i nisur nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës, mijëra të vdekur dhe mijëra shtëpi të shkatërruara nuk janë dëmi i vetëm i lënë pas nga ushtria izraelite; një numër i madh i objekteve të kultit ishin gjithashtu në shënjestër të bombardimeve.

Ushtria izraelite, e cila nuk ka hezituar të vërë në shënjestër civilët, duke vrarë deri më tani mbi 24 mijë prej tyre, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur më shumë se 61 mijë të tjerë, përveç zhvendosjes së qindra mijërave, ka vënë në shënjestër edhe objektet e kultit.

Numri i xhamive të shkatërruara tejkaloi 380.

Përveç xhamive, u shkatërruan edhe tre kisha.

 Lufta fetare

Në fjalimin e fundit, zëdhënësi i Brigadave Al-Qassam, Abu Ubaida, preku bombardimin e qëllimshëm të xhamive nga ushtria izraelite, e cila shkatërroi shumicën e tyre, duke heshtur ezanin nga minaret e saj.

Ebu Ubaida tha: “Ne e konsiderojmë si detyrën tonë luftarake dhe fetare t’i informojmë dy miliardë muslimanët në botë se armiku sionist ka shkatërruar shumicën e xhamive në Rripin e Gazës brenda njëqind ditësh; ka përdhosur, djegur dhe shembur me buldozer të gjitha ato që nuk ka arritur me automjetet e saj, duke mbytur ezanin dhe lutjen në një luftë të hapur fetare dhe duke përfunduar atë që banda fetare sioniste filloi në luftën e tyre kundër xhamisë Al-Aksa”. /tesheshi.com/