Yield-et e bonove të thesarit shënuan rritje në ankandin e parë të vitit 2024.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, yield-i mesatar i ponderuar u rrit në 3.4%, nga 3.36% që kishte qenë në ankandin e fundit të vitit 2023.

Në ankandin e parë të këtij viti u shitën 10.5 miliardë lekë bono thesari.

Sipas BSH-së, kërkesa më e ulët duket se ka ndikuar në rritjen e yield-it, rritje që ka qenë gjithsesi e kufizuar.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë po vazhdon të mbajë kushte monetare relativisht lehtësuese krahasuar me shumicën e bankave të tjera qendrore. Norma bazë është në nivelin 3.25%, një ndër më të ulëtat në Europë. Kjo politikë ka mundësuar yield-e dhe norma relativisht të ulëta interesi për monedhën vendase./ata