Një shqiptare është betuar si kryetare e një prej bashkive në New Yersey të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu e para grua dhe kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku me një status në rrjetet sociale ka uruar zonjën Violetta Berisha për detyrën e re.

“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairvieë, New Jersey. Borough of Fairview.

Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.
Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit.
Suksese në rrugëtimin tuaj.
Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, shkruan ambasada.