Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaron se një i riu shqiptar duhet të punojë mesatarisht 51 deri në 109 vjet që të arrijë të blejë një apartament.

Ai theksoi se; “Modeli i ekonomisë të kullave dhe narkoekonomisë po e çon në greminë ekonominë e vendit dhe të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.”.

MESAZHI I BLUSHIT
Ndërsa Tirana po përmbytet nga kullat dhe betoni, një i ri shqiptar duhet të punojë mesatarisht 51 deri në 109 vjet që të arrijë të blejë një apartament.
Sot një çift të rinjsh e ka të pamundur të blejë një shtëpi sepse duhet patjetër të konkurrojë me paranë e pisët që ka hyrë në sektorin e ndërtimit.
Modeli i ekonomisë të kullave dhe narkoekonomisë po e çon në greminë ekonominë e vendit dhe të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
Largimi i të rinjve do të ndalet vetëm kur prioritet do të jetë një ekonomi reale, efektive dhe e qëndrueshme, që hap vende të reja pune duke tërhequr investimeve që ndërtojnë sipërmarrje me peshë, fabrika dhe teknologji të reja.