Kreu i projektit të ndërtesës së banimit në Åžanlıurfa të Türkiye-s, nën rrënojat e të cilit humbën jetën 14 persona si pasojë e tërmetit, është arrestuar në Istanbul.

 

Në kuadër të hetimit të kryer nga Prokuroria në Åžanlıurfa, u publikua inspektimi i rrënimit të ndërtesave në lagjen Halilye.

 

Pas inspektimit policia arrestoi menaxherin e projektit të ndërtesës me inicialet O.E., kundër të cilit është ngritur proces gjyqësor.

 

Dy tërmete shkatërruese me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën pjesët jugore të Türkiye-s, epiqendra e të cilave ishte në provincën KahramanmaraÅŸ më 6 shkurt ndërsa ekipe të shumta shpëtimi po punojnë me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.

 

Më shumë se 31.600 persona humbën jetën nga tërmeti në Turkiye ndërsa më shumë se 80 mijë të tjerë janë plagosur./AA