Në Gaza ku vazhdojnë sulmet e Izraelit, gjatë 24 orëve të fundit në spitalin "Dëshmorët e Aksa"-së janë sjellë 73 të vrarë dhe 99 të plagosur.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë me shkrim tha se në 24 orët e fundit në spitalin "Dëshmorët e Aksa"-së në Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Gazës janë sjellë 73 të vrarë dhe 99 të plagosur.
Ndërkohë në deklaratë nuk është ndonjë detaj tjetër.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se të paktën 18 palestinezë u vranë në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj qyteteve në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës në orët e vona të natës./aa