Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se tuneli i Llogorasë do të hapet me 30 qershor të këtij viti.
Gjatë analizës së punës për vitin 2023 dhe projektet që do të marrin jetë në vitin 2024, Balluku u shpreh se
“2024 do të shënojë dorëzimin e tunelit të Llogorasë, një tunel që ka qenë një ëndërr në sirtar për shumë qeveri shqiptare, por që u realizuar nga qeveria “Rama”. Puna për ndërtimin e tij ka nisur në nëntor të 2021 dhe do të përfundojë në fillim të sezonit veror të 2024-ës”, theksoi Balluku.
Ministrja vuri në dukje se ka qenë një proces i gjatë, por një proces i mirë studiuar me 2 gara ndërkombëtare.
“Ka pasur sfidat e tij, por ka qenë gjeologji e qëndrueshme dhe nuk na është dashur të lëvizim nga kalendari i punimeve. Ashtu sikur kemi premtuar, 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet sipas të gjitha parametrave të parashikuara”, tha ajo./ata