Me 249 viktima në 24 orët e fundit është rritur në 23.084 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet të cilat Izraeli vazhdon që nga 7 tetori e deri më tani ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate me shkrim dha informacion lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 94 ditësh kundër Rripit të Gazës.
Në deklaratë thuhet se Izraeli në sulmet që ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, ka vrarë 249 palestinezë ndërsa ka plagosur 510 të tjerë.
Forcat izraelite, në 24 orët e fundit kanë kryer 17 "masakra" kundër familjeve palestineze në gjithë Rripin e Gazës", thuhet në njoftimin në të cilin bëhet e ditur se është rritur në 23.084 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 58.926 numri i të plagosurve në sulmet të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori e deri më tani./aa