Bashkia e Korçës dhe ajo e Chambery në Francë do të bashkëpunojnë për hartimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit dhe kulturës.
 
Në bashkinë e Korçës, u zhvillua sot dita e dytë e takimeve me grupet e punës për hartimin e programit të bashkëpunimit mes Korçës dhe bashkisë së Chambery në Francë.
 
Përfaqësues lokalë të arsimit parauniversitar, universitar, artit dhe kulturës kanë propozuar ide dhe projekte konkrete sipas nevojave në këto fusha./ata