Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar një status, në të cilën ka postuar disa fotografi të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët po qëndrojnë ende në Turqi, transmeton Syri.net Kosova

Osmani ka shkruar se trimëria dhe vendosmëria e ushtarëve, ngjallë shpresë.

“Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës”, shkroi ajo ndër të tjera.

 

 

Tutje, Osmani ka thënë se ndihet krenare me ushtarët e FSK-së në Turqi.

 

“Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!”, ka shkruar Osmani.