Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, ku është takuar me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

Në një postin në rrjetet sociale, kreu i BDI shkruan se, “në Tiranë takova ministrin e Brendshëm, mikun tim Taulant Balla, me të cilin diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë”.

“Shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe ne duhet që bashkërisht të punojmë dhe të sigurohemi që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt Bashkimit Europian”, theksoi Ahmeti.

Ministri Balla duke vlerësuar këtë takim u shpreh se, “gjithmonë është nder dhe kënaqësi të bisedosh me udhëheqësin e BDI Ali Ahmeti”.

 “Shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe më të përfaqësuar sesa sot”, deklaroi Balla./ata