Demokrati Xhelal Mziu propozon krijimin e një koalicioni opozitar parazgjedhor, për të arritur një fitore në zgjedhjet e ardhshme.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Mziu u shpreh se edhe Lulzim Basha të përfshihet në këtë koalicion.

“Dy gjëra duhen tentuar në maksimum. E para, duhet që reforma zgjedhore duhet të parashikojë edhe koalicionet. Vetëm në Shqipëri ndodh që nuk mund të bësh koalicion parazgjedhor. Por nëse nuk ndodh kjo, duhet patjetër të kemi një koalicion të të gjithë opozitës, përfshirë Bashën. Pasi do t’i jepte mundësi edhe mazhorancës për të luajtur me parti që bëhen pjesë e aleancës… unë do të isha për përfaqësimin e çdolloj zëri apo vote, apo subjekti politik për t’u bashkuar”.

Pas krijimit të këtij koalicioni, Mziu propozon që emri i kandidatit për kryeministër të dalë para zgjedhjeve.

 

“Pastaj mund të luhet edhe për emrin e kryeministrit. Unë do të dëshiroja që pasi të bëhet ky lloj kompozimi opozitar, me patjetër mund të luhet me një emër parazgjedhor se kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm”.