Ish-ministrja e Kulturës Elva Margariti e ka ngushtuar në shifra financiare rolin e saj më krye të një fushe ku ka patur shumë kritika, sidomos për rastin “Butrinti”, ndërkohë që i lumtur për largimin e saj u shfaq kompozitori Aleksandër Peçi.

“43.22% më shumë se viti 2022 dhe 133.92% më shumë se viti 2021 rezultojnë të ardhurat e mbledhura në vitin 2023 nga biletat në institucione, parqe arkeologjike, kala e monumente kulture. Më shumë shërbime dhe mirëmbajtje në shërbim të turizmit kulturor”, shkruan ajo, duke e parë kështu suksesin e pretenduar në drejtimin e Kulturës.

Kujtojmë që një ditë më parë, Kultura u bashkua me Ekonominë në një mnistri të re, plus Inovacionin, të cilën do e drejtojë Blendi Gonxhe. /tesheshi.com/