Zyrtarët suedezë po paralajmërojnë qytetarët që të jenë më të përgatitur se kurrë për luftë. Në maj të vitit 2022, Suedia dhe Finlanda, të njohura për neutralitetin e tyre, njoftuan se do t’i bashkoheshin NATO-s në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Ndërsa Finlanda iu bashkua zyrtarisht Aleancës në prill 2023, oferta e Suedisë hasi në pengesa. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar mosveprimin e pretenduar të vendit nordik kundër islamofobisë, duke e quajtur atë një “vijë të kuqe”. Hungaria shprehu gjithashtu shqetësim për anëtarësimin e Suedisë.
Erdogan më vonë dha miratimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO, megjithëse Asambleja Kombëtare Turke ende nuk ka dhënë dritën jeshile. Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha në fund të vitit të kaluar se vendi i tij nuk po nxiton të miratojë kandidaturën e Suedisë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA javën e kaluar se Suedia kishte bërë të gjitha lëshimet e nevojshme, duke parashikuar se vendi do të miratohej si anëtari i 32-të i NATO-s deri në samitin e ardhshëm, të planifikuar për në korrik në Uashington.
Dhe nën këtë zhvillim, ministri suedez i Mbrojtjes Civile Carl-Oscar Bohlin lëshoi një paralajmërim për qytetarët të dielën, gjatë konferencës vjetore në Selene.
“Ngushëllimi se ne jemi një komb i paqes është bërë më i rrezikshëm se kurrë,” tha Bohlin.
“Shumë e kanë thënë para meje, por më lejoni ta them në cilësinë zyrtare, mjaft qartë: mund të ketë luftë në Suedi”.
Bohlin tha se fjalët e tij nuk kishin për qëllim të ngjallnin frikë, por të krijonin “ndërgjegjësim të situatës”.
Ai vuri në dukje se ukrainasit ndoshta mendonin se konfliktet e tyre me Rusinë ishin një gjë e së kaluarës derisa presidenti rus Vladimir Putin vendosi të aneksonte ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe më pas nisi një pushtim të plotë të vendit tetë vjet më vonë.
Ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonsson lëshoi të njëjtin paralajmërim gjatë një fjalimi në Selene të hënën. Ai tha se luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme tregojnë se “bota është bërë më e rrezikshme se sa ishte vetëm një vit më parë“.
Ai përmendi gjithashtu “pasigurinë” në lidhje me drejtimin që do të marrë SHBA pas zgjedhjeve të 2024.
“Një sulm i armatosur në Suedi nuk mund të përjashtohet,” tha Jonson. “Lufta mund të vijë tek ne. Këto kohë serioze kërkojnë qartësi vizioni, aftësi për të vepruar dhe këmbëngulje, qartësi vizioni për të kuptuar se qëllimi i Rusisë mbetet çrrënjosja e një Ukraine të lirë dhe krijimi i një Evrope tjetë”, shtoi Pal Jonson. /tesheshi.com/