Është bërë përpjekje për të sulmuar bazën ku është vendosur ushtria amerikane në provincën Deir ez-Zor të Sirisë, me mjete ajrore pa pilot kamikazë (UAV) me origjinë të panjohur.

Sipas informacionit të marrë nga burime vendase, gjatë natës është tentuar të sulmohet baza e objektit të gazit Koniko në provincën Deir ez-Zor, ku janë vendosur forcat amerikane, me dronë kamikazë me origjinë të panjohur.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të forcave amerikane shkatërruan dronët në ajër përpara se të arrinin objektivat e tyre. SHBA-ja nuk ka dhënë ende deklaratë në lidhje me sulmin.

Bazat e ushtrisë amerikane në Hasakah dhe Deir ez-Zor që nga fillimi i vitit janë shënjestruar shpesh me raketa dhe dronë kamikazë me origjinë të panjohur.

Më 8 janar 2023, u bë përpjekje për të sulmuar bazën në fushën e gazit Koniko në Deir ez-Zor me një raketë, duke përdorur një dron kamikaz me origjinë të panjohur, kundër bazës Harab Jir ku janë dislokuar forcat amerikane në provincën Hasakah.

Tokat Deir ez-Zor në lindje të lumit Eufrat janë nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG të mbështetur nga SHBA-ja ndërsa qendra e qytetit dhe zona të tjera rurale janë nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupeve të mbështetura nga Irani./aa