Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 395 testime për Covid-19, ku nëntë prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa katër persona të tjerë janë shëruar nga virusi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacientë.

Statistika (14 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 395
Testime totale 2,035,354
Raste pozitive 333,342
Raste të shëruara 329,620
Raste Aktive 126
Humbje jete 3,596