Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Pogradec ditën e sotme gjatë një konflikti. Mësohet se i riu u qëllua me thikë në fshatin Çërravë nga M. B., 19 vjeç.
I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.