Bjeshkët e Nemuna janë një prej destinacioneve turistike që gazeta e njohur amerikane ”New York Times” këshillon për turistët për vitin 2024.
”Bjeshkët e Nemuna kanë mahnitur prej vitesh alpinistët që kërkojnë qetësi midis majave të saj”, shkruan Isabella Kwai për ”New Yrok Times”.
”Mund të mos jetë kaq e thjeshtë edhe për një kohë të gjatë për të shkuar atje, ndërkohë që linjat ajrore si ‘Ryanair’ dhe ‘Wizz’ kanë njoftuar itinerare të reja për në Shqipëri duke i bërë kështu liqenet e saj të qelqtë dhe kilometra të tëra shtigjesh relativisht të paprekura më të aksesueshme për eksploruesit që kërkojnë një parajsë të përballueshme”, shton Kwai.
”Dikur të arritshme vetëm me makinë, fshatrat veriore si Thethi tani janë të arritshme nga një rrugë malore e ngushtë, por e asfaltuar… Vizitorët mund të qëndrojnë me vendasit në bujtina ose në ferma për të parë një pamje të jetës rurale përpara se të ecin në Qafën e Valbonës, brenda një parku kombëtar që përfshin rreth 200 000 hektarë tokë për të parë luginat e shpërndara, ku rriten lule të egra dhe për të parë barinjtë që kujdesen për tufta e tyre”, shton Kwai për ”New York Times”./aa