Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi  gjatë një kontrolli të mjetit të tyre u gjetën kokainë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale.

 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit S. K., 48 vjeç dhe S. B., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një sasi të vogël municioni luftarak që u gjet gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata qarkullonin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur dhe kanosur ish-të dashurën e tij, për një periudhë 1-vjeçare.  

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

 

- M. Sh., S. Sh. dhe A. Sh., të tre banues në Tiranë. Shtetasi M. Sh. dhe shtetasja S. Sh. kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tyre, shtetasit S. Sh., ndërsa ky i fundit e ka goditur bashkëshorten e tij, me send të fortë;   

 

- L. A., 40 vjeç, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

 

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin F. F., 66 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

 

- O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë dhe K. M., 31 vjeç, banues në Thumanë, pasi duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur, janë përplasur me dy automjete të tjera, me pasoja vetëm dëme materiale. 

 

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi M. V., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. V., 30 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.